Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Luftë e hapur te Man. United, Sancho përplaset me trajnerin Ten Hag

“Unë nuk pranoj të thuhen gjëra krejtësisht të rreme, kam performuar shumë mirë në stërvitje këtë javë. Besoj se ka arsye të tjera për këtë situatë që nuk do t’i përmend, kam qenë një kok turku për një kohë të gjatë”-kështu iu përgjigj Jadon Sancho akuzave të bëra nga Erik ten Hag për mungesë angazhimi.

Nga këto ngjarje, Sancho është lënë jashtë ndeshjes kundër Brighton dhe praktikisht është jashtë skuadrës për arsye disiplinore.

Lexoni edhe:

Një situatë që të kujton, ndonëse në një masë tjetër, atë të përjetuar nga Cristiano Ronaldo një vit më parë. Trajneri holandez ka një personalitet të fortë dhe nuk lejon të vihet në dyshim autoriteti i tij, problemin e përballon kokë më kokë, pavarësisht lojtarit që ka përballë.

Gjë që solli edhe largimin e CR7 përfundimisht nga Manchester United dhe tashmë Sancho gjithashtu duket i destinuar të përfundojë në të njëjtën mënyrë.

Sipas raportimeve të medieve britanike, megjithatë, ekziston edhe mundësia që ish-lojtari i Borussia Dortmund të “falet” dhe të kthehet në grup në ditët në vijim.

Falë ndërmjetësimit të disa anëtarëve të klubit dhe skuadrës, kriza mes të dyve mund të kalojë, Ten Hag raportohet se është i gatshëm ta tolerojë këtë situatë nëse lojtari i kërkon “falje”, për t’i dhënë një shans të dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...