Portieri gjerman i Bayern Munich është shumë pranë rikthimit në fushën e blertë, ndërsa që nga dhjetori është në periudhë rekuperimi, për shkak të një dëmtimi të rëndë që mori në një rrëzim duke bërë ski.
Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Thomas Tuchel është pyetur në konferencë për mediet në prag të ndeshjes me Bayer Leverkusen, e kur do të rikthehet gardiani.
Lexoni edhe:
- VIDEO/ Triumf emocionues ndaj Zvicrës, Kombëtarja e futsallës si Shqipëria U21
- “Komentet e shefit të Mercedes? Më duket sikur punon te RedBull”, Verstappen ironizon keq Wolff
- “Dua të jem si Berlusconi”, presidenti i Milan: Jemi ndër katër apo pesë klubet më të rëndësishme
- Miqësoret me Maltën/ Trajneri Behari fton 22 lojtarë, kuqezinjtë nisin grumbullimin nesër
Tekniku zbuloi së shumë shpejt Neuer do t’i bashkohet ekipit në skuadër.
“Ai ishte shumë afër rikthimit, por pati një problem me pulpin e këmbës tjetër. Ai është ende në rehabilitim, po vrapon. Në fillim ne ishim të kujdesshëm, por pritet që ai të stërvitet me portierët e tjerë duke filluar nga java e ardhshme dhe gjithashtu do të përpiqet të stërvitet me ekipin. Jemi shumë pozitivë, duhet të presim”-deklaroi Tuchel.
