Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Luis Enrique: Gabuam ne ndaj Brest-it, rikthimi te Barça? Nuk kam koment

"Ai këngëtari?", Luis Enrique shmang me batutë komentet për sulmuesin e Milanit
"Ai këngëtari?", Luis Enrique shmang me batutë komentet për sulmuesin e Milanit

Pas 33 vitesh, Brest ia doli për të marrë pikë në Paris, teksa skuadra e Eric Roy-t ndali në një barazim 2-2 Paris Saint-Germain, në takimin e javës së 19-të.

Një barazim që rihap tashmë kampionatin, sepse parisienët kanë gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë, Nice, ndërsa pas sfidës ndaj Brest, Luis Enrique u shpreh i pakënaqur me skuadrën për mënyrën se si e shpërdoroi avantazhin e dyfishtë.

Lexo edhe: 

“Është e thjeshtë, ne e humbëm kontrollin e ndeshjes. Për çfarë? Sepse është futboll, mund të ndodhë dhe ndodhi sepse po luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë. Brest është një skuadër simpatike, madje ata ishin në gjendje edhe për ta fituar sepse na vendosën në vështirësi. Duhet të ishim më të kujdesshëm në pjesën e dytë, këtu nuk po flas vetëm për mbrojtjen, por edhe për sulmin sepse ne kishim mundësi për të shënuar edhe golin e tretë, por nuk ia dolëm. Në dhomat e zhveshjes, në pushim i kërkova skuadrës të mos e ulte ritmin, por pësuam shpejt, kjo është e gjitha” – tha fillimisht Luis Enrique.

Më pas, trajneri spanjoll foli edhe për Asensio-n dhe Kolo Muani, teksa nuk mungoi edhe një koment për Xavi Hernandez, teksa u pyet mbi mundësinë e rikthimit te Barcelona.

“Asensio zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, ndihmoi skuadrën në metrat e fundit dhe për më tepër gjeti edhe golin. Jam shumë i lumtur për të, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe me shumë eksperiencë. Dua të vlerësoj edhe Barcola-n, bëri një ndeshje të madhe edhe pse në fund u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Po ashtu jam i lumtur edhe për Kolo Muani, por kemi ende punë përpara. Xavi dhe Barcelona? Nuk kam asnjë koment për këtë, fundja nuk kam se çfarë të them as për vendimin e Xavi-t e as për të ardhmen” – përfundoi Luis Enrique.

PSG kryeson kampionatin francez me 44 pikë, gjashtë më shumë se Nice, ndërsa të premten do të zbresë në fushën e lojës përballë Strasbourg.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...