Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushkja e mbyll mes lotësh e emocionesh: Kalova 6 vite perfekte, Ujka do më zëvendësojë mirë

Pas 6 sezonesh, 224 ndeshjesh dhe shumë emocionesh në fushë, aventura e Regi Lushkjas me fanellën e Laçit u mbyll në mënyrë perfekte, me një tjetër gol spektakolar, që u dha tri pikët kurbinasve.

Pas ndeshjes mesfushori rrëfeu emocionet për emisionin “Gol pas Goli”, teksa nuk ngurroi të komentojë edhe aventurën e re që e pret, atë te Sheriff Tiraspol.

“Të them të drejtën e kisha menduar një mbyllje kështu, pasi që kur u zgjova, e ndjeja se do të ishte një ditë shumë e bukur. Arrita të kontrolloj emocionet dhe më pas erdhi edhe ai gol, që ishte qershia mbi tortë.

Transferimi te Sheriff është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Do ta marr me qetësi, të stërvitem në maksimum, me qëllim që të arrij sa më lart. Shpresoj të na shkojë mbarë.

Unë kam dhënë gjithmonë maksimumin në këto 6 vite me Laçin, duke u treguar korrekt, ashtu si edhe i gjithë klubi me mua. Ishte një moment për emocionues për të gjithë, përfshi edhe presidentin.

Ujka pasardhës? E njoh shumë mirë dhe e di që ka cilësi, ndaj jam i bindur që do të më zëvendësojë mjaft mirë”, u shpreh Lushkja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...