Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City i frikshëm, Pep tri “shuplaka” Mourinhos

Manchester City duket i pandalshëm në rrugën drejt rikthimit si kampion i Premier League-s. Citizens fituan lehtësisht 3-0 ndaj Tottenhamit, duke krijuar një diferencë prej shtatë pikësh ndaj Leicester City-t, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. 11 fitore radhazi në në Premier, 16-ta në seri në të gjitha garat, City po kalon një formë të shkëlqyer dhe pa dyshim fiton kuota maksimale në rivalitetin për titullin kampion.

Pas dy humbjeve me të njëjtin rezultat 2-0 (një i përket fazës së parë dhe tjetra sezonit të kaluar), Pep Guardiola “hakmerret” në njëfarë mënyrë ndaj rivalit të tij historik, Jose Mourinho, skuadra e të cilit, pas një starti mbresëlënës, aktualisht është katër pikë larg zonës Champions.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, vetë rezultati tregon dominimin e Citizens, që golin e parë e shënuan me Rodrin, me 11-metërsh, që në minutën e 22-të.

Në fraksionin e dytë skenën e rrëmbeu turko-gjermani Gundogan, që mbylli llogaritë me Spurs-at me një dygolësh. Të parin e sigloi në minutën e 50-të dhe të dytin 16 minuta më vonë.

A pamundur për Tottenhamin që të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, madje në fundin e saj Sterling për pak e çoi rezultatin në 4-0.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...