Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta si “çekan” mbi kokën e Spallettit

Moment shumë i rëndësishëm në shtëpinë, e Interit, aty ku nga sot Beppe Marota nis zyrtarisht punën si administrator i deleguar për pjesën sportive të klubit zikaltër.

Drejtuesi i ri do ta bëjë “debutimin” të shtunën e ardhshme në “San Siro”, kundër Udineses, por puna e tij praktikisht ka nisur dhe pritet të sjellë revolucion në skuadër, duke filluar nga stoli, ku pozitat e Spallettit janë lëkundur ndjeshëm pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Champions.

Spalletti akuzohet për paaftësi në menaxhimin e lojës e sidomos për ndërrimet e gabuara gjatë muajit të tmerrshëm të Interit.

Gjatë mërkurës, pra një ditë pas eliminimit, Steven Zhang mblodhi të gjithë drejtuesit për t’u përcjellë zhgënjimin e madh dhe vullnetin për ta konsideruar Europa League-n një objektiv real dhe mjaft të rëndësishëm. Nga ecuria në Europa League (sigurisht edhe në Serinë A) mund të varet edhe e ardhmja e Spallettit, që për momentin nuk është i votëbesuar për të qëndruar tek Interi edhe sezonin e ardhshëm.

Për muajin qershor kanë nisur të qarkullojnë emrat e Cholo Simeones dhe Antonio Contes, por me emërimin zyrtar të Marottas, ndryshimi në stol mund të vijë edhe më shpejt. Listës së trajnerëve të mëdhenj që mund të pasojnë Spallettin i shtohet edhe Jose Mourinho, nën drejtimin e të cilit zikaltrit arritën kulmin e sukseseve. Duke parë problemet që po has portugezi në krye të “Djajve të Kuq”, mendohet se ai do të largohet deri në fund të sezonit nga “Old Trafford”, për të përqafuar sërish ekipin me të cilin fitoi gjithçka në Itali.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...