Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Martinez: CR7 ka urinë e një 18-vjeçari, infekton edhe shokët me pasionin e tij

Cristiano Ronaldo përgatitet për një rol prej protagonisti në Europianin e vitit të ardhshëm, pavarësisht moshës. Jo rastësisht në një intervistë, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez rezervoi elozhe për kapitenin e kombëtares.

Duke nënvizuar etikën e punës së Ronaldos dhe mënyrën se si përfshin gjithë skuadrën me dëshirën e tij për të triumfuar. Pavarësisht se ka fituar praktikisht gjithçka.

“Ajo që më surprizon më shumë tek ai është uria që ka. Nuk kam parë kurrë një futbollist me kaq shumë eksperiencë që ka akoma një dëshirë kaq të fortë për të qenë më i miri në çdo stërvitje. Pastaj kjo ‘infekton’ edhe shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Për një 18-19 vjeçar është diçka e rëndësishme të vijë aty dhe të shohë dikë si Cristiano Ronaldo që do të fitojë çdo ndeshje. Që vjen i pari dhe ikën i fundit nga stërvitja. Uria e Ronaldos është ajo e një futbollisti 18-vjeçar.

Lexo edhe:

Më ka surprizuar në një mënyrë që nuk e prisja“, deklaroi trajneri 50-vjeçar i luzitanëve që garantoi edhe se fakti që Ronaldo luan në një kampionat si ai i Arabisë Saudite nuk ka ndikuar në paraqitjet e tij.

Kërkesa e tij ndaj vetes është e njëjta. Kur vjen në kombëtare është gati, nuk ka asnjë rënie. Ka njerëz që shkojnë në kampionate të tjera dhe ulin nivelin kur grumbullohen në kombëtare.

Ai shkoi në një kampionat me një projekt të ri në momentin perfekt, diçka që i dhuroi gëzim. Numrat e konfirmojnë, është lojtari me më shumë gola në 2023, para Haaland dhe Mbappe, lojtarë që janë ende në fillim të karrierës“,  përfundoi Roberto Martinez.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...