Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Kemi cilësi, por jo qetësi para portës

Edi Martini u shfaq i zhgënjyer në intervistën me “Gol pas Goli” pas barazimit me Kastriotin, por i bindur që Teuta ka potencial për qenë pretendentja kryesore për titullin kampion.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, nuk jam i kënaqur. Nuk dolëm në lojën tonë, bëmë shumë gabime, sidomos në pjesën e parë, kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Reaguam në pjesën e dytë, por nuk ishim të rrezikshëm përpara portës. Sot nuk jam i kënaqur me lojën. Mungesa e golit? Kemi shumë probleme, brenda zonës së 16 metrave, nuk shkojmë me agresivitetin e duhur për të shënuar. Duhet të ndryshojmë, pasi kemi kualitete për të gjetur golin. Nuk kemi freski dhe qetësinë e duhur në zonën kundërshtare.”

Lorenco Vila: “Të gjithë e dimë potencialin e Vilës, edhe ai e di mirë. Vila kishte grintën e duhur sot, pas pezullimit, e kërkoi me ngulm dhe e ndihmoi shumë skuadrën. Ka lojtarë që nuk janë ambientuar akoma me mënyrën e lojës tonë. Janë lojtarë me cilësi, të nxjerrin nga situata, por nuk kanë dalë akoma në lojën e tyre.

Ne kemi krijuar një ekip për të dalë kampion. Kemi marrë lojtarë cilësor, them se është viti i duhur për të dalë kampion, duke parë edhe ndryshimet tek ekipet e tjera. Të gjithë janë të qartë se çfarë grupi kemi. Janë pretendime të bazuara në lojtarët që kemi. Ngërçi ndikon, por nga java në javë do shkojmë aty ku duhet të jemi.”

Boshllëku nga largimi i Kallakut: E dimë se çfarë na ka bërë largimi i tij. Na ka dëmtuar, por duhet të kolaudohemi dhe të mos e mbajmë më mendjen te Kallaku. Shpresoj ta kapim kreun nga ndeshja në ndeshje, kampionati është i vështirë. Do të jemi rrotë më rrotë deri në fund për titullin”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...