Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Vjet e ngritëm lart stekën, Teuta do titullin

Teuta hedh kandidaturën për titullin kampion ende pa u provuar në fushë.  Edi Martini, trajner i skuadrës bregdetare, në konferencën për shtyp pas premierës së kampionatit”

“Teuta për titulli? Edhe po të mos dua ta them, jeni ju që e keni trumbetuar. Është e pritshme diçka e tillë. Lojtarët që janë në ekip e çuan vetë stekën lart sezonin e shkuar, duke fituar Kupën dhe Superkupën. Natyrisht që mendimi është që të jemi për titullin kampion. Bashkë me djemtë mendojmë se do të jemi në luftë për titull deri në javën e fundit”.

Teuta, gati për startin: “Ka qenë një periudhë pak problematike, pasi çdo javë bëheshim gati të nisnim kampionatin.  Gjithsesi të shohim përpara, pasi ndeshja e parë e kampionatit është e rëndësishme. Mendoj se te Skënderbeu kanë djem të rinj mjaft të talentuar. Është një ekip që nuk ka çfarë humbet, që po ripërtërihet. Besoj se na pret një ndeshje e fortë, ndaj një ekipi me dëshirë, që vrapon shumë dhe mendoj se janë një ekip i denjë. Mendoj se jemi gati psikologjikisht dhe fizikisht”.

Pozicioni i Dejvi Bregut: “Dejvi është djalë inteligjent dhe mundet të luajë në çdo rol. Është vlerë e shtuar e skuadrës sonë dhe do të luajë aty ku do të kemi nevojë. Konkurrenca është pozitive. Vjet ktheja kokën nga pankina dhe e kisha të vështirë të hidhja një lojtar në fushë. Sivjet kemi shumë lojtarë.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...