Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mashtroi shefin për të shkuar në stadium, por kamerat zbuluan të vërtetën/ Tifozi mbetet i papunë!

Pasioni për futbollin është i madh dhe tifozët janë mësuar të bëjnë çmendurira për të ndjekur skuadrën e zemrës, sidomos nëse ajo luan një finale. Në fakt, në rastin aktual, Rangers luante dy finale (1 në Europa League dhe 1 më pas në finalen e Kupës së Skocisë) dhe një prej tifozëve të skuadrës skoceze, Thomas Meikle ka kërkuar me patjetër të ishte i pranishëm në të dyja ndeshjet.

Kështu, fillimisht luhej finalja e Europa League në Seville ndaj Eintracht Frankfurt më datë 18 maj. Meikle kishte marrë leje nga puna për të udhëtuar drejt Spanjës e për të qenë në stadium, ndërsa në fund nuk mundi të festonte pasi Rangers nuk ia doli të merrte trofeun.

Megjithatë, tre ditë më pas skuadra e zemrës diskutonte një tjetër trofe, atë të Kupës së Skocisë. Meikle nuk mund të mungonte, edhe pse nuk kishte leje nga puna. Por, për të justifikuar mungesën në punë, Meikle lajmëroi shefin e tij se ishte bllokuar në Spanjë dhe se nuk mund të kthehej në kohë.

Megjithatë, menduan kamerat në stadiumin Hampden Park, aty ku Rangersi i tij fitoi Kupën ndaj Hearts. Kamerat e fokusuan Meikle dhe shefi i tij nuk ia fali mashtrimin duke e shkarkuar dhe lënë të papunë tifozin e zjarrtë, i cili në fakt do të kishte bërë një zgjedhje më të mirë nëse do të ishte treguar i drejtpërdrejt.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...