Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mbappe i izoluar te PSG, mban qëndrim edhe nëna e “yllit” francez

Nga Franca vijojnë dalin informacione të reja për situatën që po përjeton Kylian Mbappé te PSG. “L’Equipe” publikoi te thëna të reja sipas të cilave qëndrimi i Mbappesë nuk pëlqehej brenda klubit.

Sipas gazetës prestigjioze franceze, sulmuesi është gjithnjë e më i izoluar në dhomat e zhveshjes. Nisur nga ky informacion, një përgjigje nga një tifoz, që mbronte Kylianin e që këmbëngulte se “po bëhet një fushatë shpifjeje për ta shtyrë Mbappenë të largohet”, pati mbështetjen e nënës së futbollistit.

Lamari Fayza ndau mesazhin e fansit nëpërmjet të cilit PSG akuzohej se po kërkonte të diskreditonte djalin e saj. Të gjitha informacionet që kanë dalë ditët e fundit në Francë kanë shqetësuar nënën e “yllit” francez.

Tani për tani, Kylian vazhdon të shënojë gola me PSG-në, siç u pa edhe ndaj Benfikës, sfidë në të cilën ishte edhe një herë më i miri në skuadër. Pasi u bë golashënuesi më i mirë i skuadrës pariziene në Ligën e Kampionëve, tashmë ai do të tentojë të jetë vendimtar në kalimin në 1/16-vave si i pari në grup.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...