Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Mbappe “injoron” merkaton, francezi zgjedh të flasë për Buffon

Kylian Mbappe është në qendër të merkatos me sulmuesin që është në mes të një “luftë të ftohtë” me klubin aktual, Paris Saint-Germain. Francezët kërkojnë ta shesin këtë verë për të mos e humbur me parametër zero, ndërsa nga ana tjetër, Mbappe nuk e ka problem të qëndrojë edhe një tjetër sezon e më pas të transferohet në Madrid, te Reali.

Megjithatë, lojtari i kombëtares së Francës e ka marrë me shumë qetësi këtë situatë dhe së fundmi, kur të gjithë presin një reagim të tijin në lidhje me merkaton, Mbappe flet për Gianluigi Buffon. Legjenda italian u tërhoq nga futbolli dhe Mbappe që ndau një sezon me Buffon në Paris, shprehet se ka mësuar shumë nga 45-vjeçari.

Lexo edhe:

“Për mua është një nder i madh që kisha mundësinë të takoja dhe që karriera ime të kryqëzohej me tënden. Buffon është një njeri i “artë” që më ka dhënë këshilla të vyera dhe që do t’i mbaj me vete për të gjithë jetën. I uroj Buffon shumë fat dhe mbi të gjitha i them Faleminderit”, shkruan 24-vjeçari.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...