Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mbrojtja pika e fortë e Partizanit të Dajës, por sulmi fillon të “çalojë”!

6 ndeshje radhazi në kampionat, 7 në të gjitha kompeticionet pa pësuar janë një shifër e jashtëzakonshme për cdo skuadër, dhe nëse renditja do të merrej për numër minimal golash të pësuar, Partizani do të ishte padyshim në krye dhe me diferenca të mëdha nga ndjekësit. Por dy ndeshje radhazi pa shënuar, mbeten gjithsesi dhe një problem. Sigurisht që në një kohë të shkurtër, Daja ka arritur t’i japë një fytyrë Partizanit të tij, dhe mbi të gjitha pa merkato, ndërkohë që të tjerët kanë blerë pa fund ka arritur të ketë një ekip kompetitiv dhe që pavarësisht një shkëputje me Vllazninë kryesuese është ende aty duke u shfaqur si pretendent dhe në një vit që mendohej se do të ishte i vështirë.

Por një problem goli te të kuqtë ekziston ashtu sic ekzistoi në dy sfidat e fundit dhe frika për të guxuar diçka më tepër për të fituar. Partizani ndaj Teutës, luajti më ndryshe se me Tiranën, krijoi më tepër, goditi madje dhe traversën, por te goli megjithatë nuk mbërriti dhe ritmi në sulm nuk është se ishte i jashtëzakonshëm.

Gjithsesi ruajtja e shifrës zero mbrapa mbetet një plus i madh, por dikush duhet të dërgojë topin në rrjetë, sepse dhe shumë barazime nuk është se sjellin sukses në fund. Gjithsesi arritur ndaj rivalëve direkt, dhe sidomos me një 11 metërsh të humbur ndaj Teutës në fund nuk është aspak për t’u hedhur poshtë, madje mund të konsiderohet dhe si një pikë e fituar. Mbrojtja është, kompaktësia ekipit gjithashtu, tani nevojiten dhe golat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...