Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Mëkatet” me të voglat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Partizanit

4 pikë me Apoloninë, 3 me Skënderbeun, 3 me Kastriotin dhe 2 me Bylisin, këto janë mëkatet e mëdha të Partizanit deri më tani. 12 pikë të dorëzuara kundër skuadrave që ndodhen në krahun më pak “glamour” të renditjes. Sigurisht një ekip nuk mund t’i fitojë të gjitha, është e natyrshme që do të lëshojë pikë edhe ndaj skuadrave që luftojnë për mbijetesë, por jo 12, 12 janë shumë, gjitthnonë nëse synimi është trofeu i kampionit.

Të kuqtë nuk ofruan një paraqitje entuziazmuese në Fier, të mërkurën e shkuar, dhe nuk ishte për t’u mahnitur nga drita e fuqishme e magjisë edhe performanca ndaj Skënderbeut. Me pak nënvlerësim, pa shumë grintë, në disa momente akademik, pa instiktin vrasës, që një skuadër pretendente duhet ta zotërojë me patjetër.

Në një moment, ku duhej që “demat” të përfitonin, erdhi dy herë rresht një “dush i akullt”: 1 pikë, nga 6 të llogaritura në tavolinë për t’u marrë, mund të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të ekipit, madje mund t’i kompromentojë Partizanit edhe kandidaturën për titull.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...