Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Merkato e dështuar, ky Milan nuk është ekip! Kur ne afruam Rijkaard… “

Arrigo Sacchi, ish-trajneri legjendar e Milanit, ka analizuar situatën e vështirë të Milanit. Duke theksuar se kuqezinjtë gabuan në merkaton verore, mendim të cilin e shpjegon për GDS.

Për mendimin tim janë bërë gabime në merkaton e verës. U blenë vetëm lojtarë të huaj, të cilët nuk vinin nga eksperienca të shkëlqyera. Dhe për më tepër, ata duhej të përshtateshin me futbollin italian.

Edhe kampionët e mëdhenj kanë patur vështirësi për t’u përshtatur në futbollin tonë. Nëse ndërton një ekip krejtësisht të ri duke u bazuar te lojtarët e huaj, atëherë është e nevojshme të kesh durim.

Lexo edhe: 

Por durimi në futboll, siç e dimë, është një cilësi e rrallë. Milani ka marrë lojtarë pa e ditur se cilat janë pikat e tyre më të forta dhe më të dobëta. Një futbollist, përpara se të firmosësh me të, duhet të vlerësohet, ndiqet dhe njihet.

Kur afruam Rijkaard te Milani, unë e monitorova nga afër për 15 ditë radhazi. Në raportimet e bashkëpunëtorit tim shkruheshin edhe zakonet e tij të të ngrënit”, kujton Sacchi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...