Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Merkato shkurt/ Sirena spanjolle për Havertz, Guardiola i fiksuar pas talentit italian

Folarin Balogun po mendon seriozisht largimin nga Arsenali pas një sezoni fantastik me Reims, ku arriti të shënojë 20 gola në Ligue 1. Ai ka një kontratë me Topçinjtë deri në vitin 2025, por përfaqësuesit e tij do të kërkojnë një largim kur të ulen në bisedime me klubin londinez. Sipas Sky Sports, shtatë klube, duke përfshirë Leipzig dhe Eintracht Frankfurt, janë të interesuar për shërbimet e tij. Më të avantazhuara duken Milani dhe Interi, me këta të fundit që kanë zhvilluar dhe takime me agjentin e lojtarit.

Real Madrid mund të transferojë sulmuesin e Chelsea, Kai Havertz, nëse nuk arrijnë të afrojnë Harry Kane. Sulmuesi i Tottenhamit ka qenë i lidhur me klube të ndryshme në të gjithë Evropën dhe për Los Blancos nuk do të jetë e thjeshtë ta sigurojnë. Për këtë arsye ata po kërkojnë të eksplorojnë opsione të tjera të mundshme në treg. Trajneri i ri i Chelsea, Mauricio Pochettino mund ta lërë gjermanin të largohet këtë verë, pasi sulmuesi nuk ka përmbushur pritshmëritë që nga ardhja nga Leverkuseni. Këtë sezon, Havertz ka luajtur në 47 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola.

Lexo edhe:

Manchester City ka hyrë në garë për të nënshkruar me anësorin ofensiv të Leeds United, Wilfried Gnonto. 19-vjeçari italian ka qenë një nga zbulimet e sezonit në Premier League. Por kampionët e Anglisë do të kenë konkurrencë nga Arsenali dhe klube të shumta italiane, të cilët gjithashtu po kërkojnë të marrin sulmuesin në ekip. Gnonto është rritur tek ekipet zinxhir të Interit derisa u transferua për 2 sezone te Zyrihu në kampionatin zviceran. Paraqitjet pozitive bënë që trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ta grumbullojë lojtarin, i cili ka luajtur në 10 sfida me kombëtaren e kaltër. Ku edhe shënoi një gol kundër Gjermanisë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...