Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Merkato thellon diferencat/ Premier League pushtet absolut ndaj rivalëve europianë

Pushteti ekonomik i Premier League është fuqizuar edhe më shumë në  krahasim me atë të rivalëve europianë në merkaton që sapo u mbyll. Është ky rezultati i një studimi të fundit të Observatorit të Futbollit, CIES që nxori të dhënat pak ditë pas përfundimit të merkatos verore, duke hartuar një klasifikim të klubeve që kanë skuadrat më të kushtueshme në 5 kampionatet kryesorë të kontinentit, duke ju referuar shumave të paguara për ndërtimin e tyre. Nuk është surprizues fakti se lista dominohet nga skuadrat angleze, me një treshe podi e tëra “brittish”.

Në krye të klasifikimit është Manchester City, me një organikë plot talent në dispozicion të Pep Guardiolës, që në total kushton 1 miliard e 64 milionë euro.

Kampionët e Premier League ndiqen nga afër nga Manchester United, me skuadrën e djajve të kuq që kushton një miliard e një milionë euro.

Chelsea kompleton podin anglez me një skuadër prej 881 milionë eurosh, teksa klubet e Premier League, “forcuan muskujt” në merkaton verore duke shpenzuar mbi 2 miliardë euro.

Për të dalë jashtë Anglisë, duhet shkuar te vendi i katërt, aty ku “rehatohet” PSG, me një kosto totale prej 847 milionë eurosh, e cila shpresojnë të jetë mjaftueshëm për të arritur lavdinë europiane për pronarët nga Katari.

Në vendin e pestë, sërish një skuadër angleze, Liverpool që edhe pse kanë reputacionin e një klubi të kujdesshëm në shpenzime, me një vlerësim skuadre prej 777 milionë eurosh, qëndrojnë mbi “gjigantët” spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

Kampionët e Europës, Real Madrid janë në vend të 6-të me një skuadër që ka kushtuar 721 milionë euro, teksa pas tyre vjen Barcelona që edhe pse me probleme të mëdha ekonomike ka një skuadër që vlen 626 milionë euro.

Më pas klasifikimi vazhdon me një derbi të Londrës Veriore mes Arsenalit dhe Tottenham që zënë respektivisht vendin e tetë dhe të 9-të me 534 dhe 519 milionë euro si vlerë skuadrash.

Dhjetëshja e parë e klasifikimit mbyllet me Atletikon e Madridit që në total ka shpenzuar 502 milionë euro për të ndërtuar skuadrën e Simeones. Interesant është fakti se skuadra më e shtrenjtë në Gjermani dhe në Italia, Bajerni i Mynihut dhe Juventusi nuk ja kanë dalë të futen as në 10-shen e parë. Bavarezët kanë në dispozicion një organikë që vlen 499 milionë euro duke zënë vendin e 11-të ndërsa Juventusi ndodhet në vendin e 13-të me 473 milionë euro, duke u parakaluar edhe nga bardhezinjtë anglezë të Neëcastle.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...