Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milan/ De Ketelaere vishet zikaltër, detajet e operacionit

Drejtuesit e Milanit janë shfaqur mjaft aktivë në përforcimin e skuadrës së Stefano Piolit. Kuqezinjtë kanë siguruar deri tani tetë afrime, ndërkohë që është koha e merkatos në dalje.

Drejtuesit e Milanit kanë arritur marrëveshjen me Atalantën në lidhje me Charles De Ketelaere, zhgënjimin e madh të sezonit të kaluar. Që ishte edhe i pari për belgun në Serie A.

Lexo edhe:

Mesfushori i avancuar do të huazohet tek ekipi bergamask për 3 mln euro. Me Atalantën që do të ketë mundësinë ta blejë kartonin e tij në fundin e sezonit për 22 mln të tjera + 4 në formë bonusesh.

Nëse zikaltrit ushtrojnë të drejtën e blerjes së plotë në verën e vitit të ardhshëm, Milani do të ruajë 10% të kartonit të 22-vjeçarit.

Lojtari ka pranuar kalimin nën urdhrat e Gasperinit, që pas dyshes El Bilal Toure-Scamacca, siguron një tjetër përforcim në ofensivë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...