Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Milan tenton sërish për ish-mbrojtësin e Juventusit, “bllokadë” e arabëve

Milan nuk i ndahet Merih Demiral. Është turku alternative e preferuar e kuqezinjve për repartin difensiv në këtë merkato dimërore. Problemet me dëmtimet në prapavijë, bëjnë që kuqezinjtë të tentojnë një sulm tjetër për ish-lojtarin e Juventus.

Problemi qëndron te Al-Ahli, klubi që ka aktualisht në pronësi kartonin e mbrojtësit. Arabët janë kundër propozimit të Milan për ta huazuar Demiral, dhe pranojnë vetëm në rast se kuqezinjtë ofrojnë 20 milionë euro, shumë të cilën e shpenzuan ata vetë kur e transferuan në verën e kaluar nga Atalanta.

Lexo edhe: 

Tratativa ka pak gjasa të realizohet, edhe pse Milan do ta provojë deri në fund, nisur edhe nga dëshira e vetë lojtarit për t’u rikthyer në Europë dhe në Serie A, një kampionat që e njeh mirë pasi është aktivizuar më parë në radhët e Sassuolos, Juventus dhe Atalantës.

E sigurt është se Milan nuk ka një alernativë tjetër veç Demiral dhe nëse dështon kjo pistë, atëherë Stefano Pioli duhet të menaxhojë vetëm tre qendërmbrojtës në dispozicion si Kjaer, Gabbia e Simic, pasi të dëmtuarit Thiaë, Tomori dhe Kalulu mund të rikthehen vetëm pas gjysmës së parë të muajit shkurt.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...