Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Muzaka i pafat, mbyll sezonin me Skënderbeun

6 muaj jashtë, ndonjëherë fati është vërtet i pamëshirshëm. Dëmtim më i rëndë nga sa mendohej për Gjergji Muzakën, ai ndaj Luftëtarit. Ekzaminimet e fundit kanë evidentuar një këputje të ligamenteve në gjurin e majtë, është në fakt një nga ato dëmtime makthi për futbollistët apo atletët, kërkon të paktën 6 muaj kohë për rikuperimin. Ky sezon mund të konsiderohet praktikisht i mbyllur.

Skënderbeut dhe Ilir Dajës i duhet të bëjë për thuajse gjithë kampionatin pa të, pa një ndër lojtarët më të rëndësishëm, që ka klas dhe eksperiencë e që aq shumë i duhen një skuadre me dyndje të rinjsh në organikë.

Megjithatë, në të tilla raste, shumë më i rëndësishëm është fati i vetë futbollistit. Muzaka është 35 vjeç dhe një kohë kaq e gjatë jashtë fushë mund t’i shkaktojë natyrshëm edhe dyshimet në lidhje me vazhdimësinë e karrierës. Të apasionuarit pas futbollit pa diskutim që do të donin të shihnin sërish në fushë një nga lojtarët më elegantë, nuhatje, klas e inteligjencë që ka pasur kampionati në këto dy dekadat e fundit.

Muzakës i duhet të gjejë forcën për t’u ringritur. Nuk i mungon, e ka treguar pak vite më parë, kur te Tirana I thanë “i ka fikur motorët”, por ai u ringrit mbi gjithçka duke shkëlqyer te Skënderbeu.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...