Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ndalen Roma e M. United, Young Boys e Feyenoord marrin fitoren e parë

Me disa ndryshime nga formacioni titullar, Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën austriake ndaj Wolfsberger, me verdhekuqtë që gjetën të parët avantazhin me anë të Spinnazzolas, por vendasit barazuan në pjesën e dytë.

Sfida tjetër e grupit, ajo mes turqve të Basaksehir dhe Borussias së Munchengladbach, përfundoi në barazim 1-1, me gjermanët që arritën të marrin një pikë vetëm falë një goli të shënuar në minutat shtesë të takimit.

Pas dy ndeshjeve të para, grupi kryesohet nga Roma dhe Wolfsberger me nga 4 pikë secila, të ndjekura nga Basaksehir e Borussia Munchengladbach me nga një pikë.
Manchester United vazhdon formën aspak të mirë, teksa mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën holandeze ndaj AZ Alkmaar, ndonëse Solskjaer kishte lënë shumë futbollistë pushim.

Megjithatë “djajtë e kuq” mbeten në krye të grupit me 4 pikë, po aq sa kanë edhe serbët e Partizanit të Beogradit, që sot fituan 1-2 në transfertën ndaj kazakëve të Astanës, ndërsa këta të fundit dhe Alkmaar janë me nga një pikë në dy ndeshje.

Zviceranët e Young Boys gjetën fitoren e parë në grupet e Europa Leagues, pasi mposhtën me përmbysje 2-1 skocezët e Rangers, që fituan pjesën e parë, por nuk arritën të ruajnë rezultatin dhe u larguan pa pikë nga transferta helvete.

Fitoren e parë në këtë grup morën edhe holandezët e Feyenoordit, që mposhtën Porton 2-0, duke balancuar situatën në renditje me të 4 ekipet që kanë nga një fitore dhe një humbje, me nga 3 pikë secila.

Pas fitores së thellë 5-1 nda rusëve të CSKA-së së Moskës në ndeshjen e parë, bullgarët e Ludogorets vazhdojnë të befasojnë në Europa League, teksa sot fituan bindshëm 0-3 në transfertën ndaj hungarezëve të Ferencvarosh.

Me këtë fitore, Ludogorets ngjiten në krye të grupit me 6 pikë, të ndjekur nga spanjollët e Espanyolit me 4 pikë, që fituan 0-2 në transfertën ruse ndaj CSKA-së, mbrëmjen e sotme.

Grupi I prodhoi dy rezultate identike mbrëmjen e sotme, ku ukrainasit e Oleksandryas dhe belgët e Gent u ndanë në barazim 1-1, ashtu si gjermanët e Wolfsburgut ndaj francezëve të St. Ettiene.

Mbrëmja e Europa League do të vazhdojë edhe në orën 21:00 me 12 takime të tjera, 3 prej të cilëve do të transmetohen në Supersport dhe të tjerët do të mund të ndiqni vetëm golat në Supersport 5.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...