Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Në Paris ka rregulla të reja, të “padëshiruarit” humbasin privilegjet/ Nuk ka më si rasti “Kurzawa”

Klubi i Paris Saint-Germain është përfshirë nga një valë e madhe ndryshimi në prag të sezonit të ri. Presidenti i kryeqytetasve, Nasser Al-Khelaifi theksoi para disa ditëve se lojtarët që nuk janë të përfshirë në projektin e klubit do të duhet të largohen, pasi në këto vite shumë futbollistë edhe pse nuk kanë qenë pjesë e planeve të klubit, kanë qëndruar në skuadër për të përfituar rroga të majme. Dhe, për të vijuar me aksionin, Al-Khelaifi i ka besuar rolin e këshilltarit të klubit, Luis Campos.

Ky i fundit ka nisur menjëherë nga puna dhe ka hartuar një plan për të larguar të “padëshiruarit”. Sipas Le Parisien, Campos ka vendosur t’i heqë disa nga lojtarëve privilegjet që përfitojnë ndërsa ata që do të duhet të largohen nuk mund të përdorin më të njëjtën dhomë zhveshje, nuk do të kenë vende të garantuara parkimi dhe do të fshihen nga grupi në rrjetet sociale që përdorin futbollistët e PSG. Të gjithë këto masa synojnë që t’i bëjnë lojtarët të largohen e në rast se nuk pranojnë t’i japin lamtumirën Parisit, atëherë klubi do të mundohet të gjejë një mënyrë për të bërë të pavlefshme kontratën.

“Reformat” e Campos kërkojnë me patjetër që në klub të shmanget një tjetër rast si ai i çështjes “Kurzawa”. Gjatë periudhës së pandemisë, Kurzawa rinovoi deri në vitin 2024, mirëpo prej atij momenti nuk ka zbritur në fushë qoftë edhe për një ndeshje e nuk ka qenë në dispozicion as të trajnerit Tuchel dhe as të Pochetinos. Ndërkohë, rrogën e ka marrë rregullisht, ndaj në Paris insistojnë t’i japin fund me bujarinë e tepruar ndërsa Campos është tashmë shefi i ri, krahu i djathtë i presidentit Al-Khelaifi që ka si objektiv të minimalizojë humbjet e pavlera monetare.

Sakaq, mbetet për t’u parë nëse në listën e të “padëshiruarve” do të jetë edhe emri i Neymar pasi braziliani tashmë nuk konsiderohet një pikë referimi dhe në rast të një oferte konkrete mund të largohet nga Franca.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...