Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Në Wimbledon si numri një në botë, Alcaraz: E kam treguar veten, ëndrrën e realizoj këtë vit

Carlo Alcaraz rikthehet numri një i renditjes botërore në tenisin e meshkujve. Talenti spanjoll fitoi në turneun londinez të Queen’s, ku mposhti në finale në dy sete 6-4, 6-4, australianin Alex de Minaur. 20-vjeçari zbret në këtë formë nga froni Novak Djokovic, ndërsa përgatitet për turneun Grand Slam të Wimbledon-it.

Alcaraz, edhe në këtë turne cilësohet si një prej favoritëve për t’i shkuar deri në fund garës ndërsa kërkon të tregojë aftësitë e tij edhe në fushat me bar. Tashmë, pas rikthimit si numri një i botës, Alcaraz do të marrë pjesë në vazon e favoritëve në shortin e Wimbledon, ndërsa vetë spanjolli beson se mund të fitojë sërish në tokën angleze.

“Unë e vlerësoj Wimbledon-in si një nga turnetë më të bukur dhe dua shumë që ta fitoj një ditë. Kam shumë besim se këtë ëndërr mund ta përmbushë që këtë vit. E vërteta është se në fushat me bar numëroj vetëm 11 ndeshje gjatë karrierës sime, më duhet të fitoj më shumë eksperiencë dhe të kaloj më shumë orë në këtë terren. Por, unë e kam treguar veten edhe ndaj më të mirëve dhe me nivelin që kam treguar sigurisht që e cilësoj veten si një prej favoritëve për të fituar Wimbledon-in e këtij viti.

Lexo edhe:

Gjithsesi, favoriti kryesor mbetet Novak Djokovic, kjo është pak por e sigurt. Do të mundohem ta mund nëse përplasemi gjatë rrugës dhe e di se në ndeshjen me të do të kem shanset e mia për të fituar. Por, e theksoj se e shoh Djokivc si favoritin numër një dhe kjo nuk ndryshon”, u shpreh Alcaraz.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...