Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Nga babai te i biri, rekordmenët e Europa League zgjedhin presidentin e ri

Ndryshime në presidencën e Sevillas. Klubi andaluzian ka zgjedhur kreun e ri, i cili është Jose Maria del Nido Carrasco.

Bordi drejtues, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj së diele, më 31 dhjetor, miratoi emërimin e Jose Maria del Nido Carrasco si presidentin e ri të Sevillas”, lexohet në komunikatën zyrtare.

Nuk mungon një falënderim për Jose Castro Carmona, i cili qëndronte në krye të Sevillas prej dhjetorit të vitit 2013. Periudhë gjatë së cilës skuadra fitoi 5 herë trofeun e Europa League.

Klubi dëshiron të falënderojë Jose Castro Carmona, president deri më sot, për punën e tij drejtuese gjatë dhjetë viteve të fundit.

Lexo edhe:

Një nga periudhat më të suksesshme të klubit, me një rekord sportiv prej pesë kupash të UEFA Europa League, ndër të tjera”.

Tashmë nis një epokë e re te rekordmenët e Europa League, që këtë sezon po vuajnë. Sevilla u eliminua nga Europa, ndërkohë që renditet në vendin e gjashtë nga fundi.

Del Nido Carrasco është një avokat 45-vjeçar, i cili do të qëndrojë 4 vite si president i Sevillas. Ai iu bashkua bordit drejtues të klubit në 2006, kohë kur në krye të klubit ishte babai i tij (2002-2013).

Vite gjatë së cilave Sevilla nisi të shkruante historinë, duke fituar 2 Europa League, 2 Kupa Mbreti, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...