Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Nga Rumania në Turqi, Osijek kërkon 1 mln euro për goleadorin shqiptar

Mirlind Daku kaloi një edicion fantastik tek Mura (Slloveni) duke shënuar 22 gola në total, nga të cilët 19 gola në kampionat. Performancat fantastike kanë bërë që sulmuesi nga Gjilani të jetë në fokusin e disa klubeve të ndryshme.

Për sulmuesin 25-vjeçar, shtypi i huaj raporton se në drejtim të Osijekut, që zotëron kartonin e tij, kanë mbërritur dy oferta. Nga Rumania, Rapidi i Bukureshtit është i gatshëm që të ofrojë një shumë të makme për ish-futbollistin e Kukësit në Superiore.

Megjithatë, kroatët duan të paktën 1 milion euro për kartonin e Dakut. Krahas ofertës rumune, emri i lojtarit potent është shfaqur dhe në mediet turke.

Trabzonspori është skuadra që ka interes për goleadorin dardan. Dhe në mes është trajneri i kësaj skuadre, Nenad Bjelica. Ky i fundit ka punuar me Dakun në kohën kur ishte pjesë e Osijekut. E duket se kërkon ta ketë sërish nën urdhrat e tij, tani në radhët e skuadrës nga Trabzoni.

Daku ka dhe një vit kontratë me Osijekun, që fërkon duart dhe pret të përfitojë sa më shumë nga shitja e mundshme e futbollistit shqiptar. Sulmuesi, pak ditë më parë ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Lexo edhe:

Dhe mund të luajë me kombëtaren kuqezi, për shkak se ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me përfaqësuesen e Kosovës. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Dakut, me ofertat që po vërshojnë drejt tij.

Po ashtu, shtatori do të tregojë nëse Daku do të vendosë të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, gjithnjë nëse Sylvinho i bën vend për ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë. Të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

PROFILI I DAKUT I REALIZUAR NË MUAJIN MARS

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...