Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një epokë e re në transmetimet televizive, DigitAlb lancon aplikacionin e ri

DigitAlb mbetet gjithmonë lider, si Platforma Televizive më e dashur e të gjithë Shqiptarëve. Në këtë 18 Vjetor, DigitAlb ka hyrë në një epokë krejtësisht të re.

Aplikacioni më i ri përmes teknologjisë OTT, ju mundëson të shihni nga internet të gjitha kanalet e platformës, kudo ku jeni, në të gjithë botën. Instalojeni atë në pajisjet smart si televizor, tablet apo telefon dhe kjo teknologji bën të mundur që në çdo moment të shijoni shpejt dhe shumë thjesht më të mirat e ekranit, librarinë më të pasur “Video on Demand”, si dhe një eksperiencë të re nëpërmjet teknologjisë “Catch up TV”. Tanimë nuk do të humbni asnjë program që jeni duke parë apo që ka kaluar, sepse ju e keni kohën në dorën tuaj.

Shkarkoni tani aplikacionin në çdo pajisje smart. Hyni në faqen zyrtare digitalb.al për t’u regjistruar e për ta provuar këtë eksperiencë FALAS.
DigitAlb nuk pret startin e sezonit sportiv, por po ju dhuron tani imazhin më ideal të futbollit.

Sezoni i ri sportiv që nis për pak ditë, do t’ju rikthejë për shumë vite të tjera me radhë emocionet e Premier League, spektakli më fenomenal i futbollit në planet, La Liga apo Liga e El Clasico-s, kampionati që bën të lëvizë globin, Bundesliga, kampionati i hekurt i futbollit, Ligue 1, liga e kampionëve të botës, futbollit italian me kupën dhe Superkupën e Italisë.

 

Prej muajit shtator dhe deri në vitin 2028 na presin të gjitha ndeshjet e Kombëtares Kuq e Zi, përfaqësues së Kosovës. Eventet e futbollit shqiptar, me Kampionatin, Kupën dhe Superkupën. Kompeticionet evropiane, UEFA Nations League, Europa League, Conference League, Kualifikueset e Evropianit dhe Botërorit, si dhe sfidat më të rëndësishme miqësore. Bashkë me sportet e tjera si Box, Tenis, Sfidat e UFC, kanalet Eurpsort 1 dhe 2, etj.

Programet më të dashura për të gjithë vogëlushët, vazhdimisht të sjella në shqip, premierat e arta në gamën më të madhe të kanaleve kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve dhe argëtimit televiziv në formatin më ideal të zërit dhe figurës.

Gjithçka që ofron bota e madhe e televizionit, tanimë vjen në çdo moment, kudo ku ndodheni.

Edhe pse DigitAlb ofron vazhdimisht risi dhe evente të jashtëzakonshme televizive, sërish mbetet pranë abonentëve me ofertat më të mira në treg e për çdo shportë familjare.

Asgjë nuk mbaron këtu… DigitAlb do t’ju mahnitë me surpriza të reja.

DigitAlb
Platforma televizive e te gjithë shqiptareve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...