Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk bëhem shok me Klopp as me ndonjë trajner tjetër”, Howe: Çfarë shoqërie, dua t’i mund!

Newcastle pret Liverpool për llogari të javës së tretë të Premier League teksa sfida ka nisur të nxehet edhe nga komentet e fundit të trajnerit të “Magpies”, Eddie Howe. Ky i fundit shprehet se nuk mund të ketë shoqëri me teknikun e Liverpool, Jurgen Klopp. Madje, Howe thekson se nuk mund të jetë mik as me kolegët e tjerë të Premier League pasi objektivi i tij i vetëm është t’i mposhtë ata.

“Nuk kam marrëdhënie me asnjë trajner, nuk mund të kem shoqëri sepse jam në një kompeticion dhe më duhet t’i mposht. Për mua është pak e vështirë të krijoj një raport me ata që i kam kundërshtarë. Kështu është tipi im, i tillë kam qenë edhe si lojtar. Vendosja kufi dhe më duket diçka normale.

Lexo edhe:

Por, dua të theksoj se e respektoj dhe e vlerësoj jashtë mase Jurgen Klopp. Është një trajner i jashtëzakonshëm, por shoqëri nuk mund të ketë. Unë nuk toleroj as fëmijët e mi, kërkoj të fitoj edhe kur bëj ndonjë lojë me ata. Kështu jam ndërtuar”, u shpreh Howe.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...