Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Nuk është Messi, Mbappe apo Neymar: Pochettino zbulon lojtarin më të fortë të PSG-së

PSG është një skuadër e mbushur me yje, por njëri prej tyre është i veçantë. Mauricio Pochettino e zbulon në prononcimin për mediet përpara sfidës së ditës së nesërme kundër Lens në Ligue 1.

Ai është Marco Verratti, mesfushori italian, i cili është pjesë e PSG-së prej vitit 2012, kur la Pescara dhe kaloi nga Serie B në elitën e futbollit francez.

Marco është shumë i fortë, ne e shohim një gjë të tillë në ndeshjet dhe stërvitjet tona. Është një lojtar që i pëlqen të rrezikojë dhe të marrë përgjegjësi përsipër.

Ai ka qenë i pafat me dëmtimet e pësuara, që më së shumti kanë ardhur nga shkelmat që merr nga lojtarët kundërshtarë.

Gjithsesi, unë mund ta them pa frikë që Verratti është një nga lojtarët më të fortë që kam stërvitur, flas në aspektin fizik”, deklaroi Pochettino.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...