Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ora e derbit, Tirana synon kthesën me Deden, Partizani vazhdimësinë me Dajën

Luhet Tirana – Partizani, një sfidë historike e futbollit shqiptar, e cila hap javën e 6-të të Superiores. Në orën 18:00, në “Air Albania”, dy skuadrat e kryeqytetit “përplasin brirët” në një duel të pazakontë, pa praninë e tifozëve, por me ngarkesën e fortë emocionale që e imponon historia dhe tradita.

Tirana, si kampione në fuqi, por me presionin e madh të një starti të dobët të kampionatit, teksa nga 15 pikë të mundshme në 5 javët e para ka grumbulluar vetëm 5 pikë. Përballa ekipit rekormend të Shqipërisë, sa u përket trofeve të fituar, është Partizani, që ka hedhur poshtë të gjitha parashikimet e pragsezonit, për shkak të pezullimit të merkatos. Kryesues i Superiores me 10 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Vllaznia, por me golaverazh më të mirë.

Një derbi intrigues edhe për faktin që përballë njëri-tjetrit janë dy personazhe që kanë bashkëpunuar në të njëjtën skuadër për të fituar trofe. Nevid Dede kundër Ilir Dajës. Thuajse 15 vite më parë, të dy ishin tek Elbasani për të fituar një trofe historik: trajneri aktual i Tiranës si mbrojtës dhe Daja si trajner.

Sezonin e kaluar, Tirana fitoi derbin pas gjashtë vitesh si inferiore ndaj të kuqve, atë të kthesës së madhe që i shtyu bardheblutë drejt titullit të 25-të kampion. Po në “Air Albania” Tirana triumfoi thellë 5-1 në derbin e tretë të sezonit të kaluar, duke konfirmuar se impianti modern i kryeqytetit i sjell fat përballë rivalit të përjetshëm.

Megjithatë, duke iu referuar statistikave, Partizani është ndjeshëm superior në përballjet direkte me 66 ndeshje të fituara përkundrejt 42 sukseseve të bardhebluve, ndërsa 49 sfida kanë përfunduar në barazim.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...