Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ospina prezantohet në skuadrën e re, bashkohet me ish-trajnerin e Romës

David Ospina transferohet në Arabinë Saudite. Portieri 33-vjeçar kishte mbetur pa ekip, pasi i përfundoi kontrata me Napolin dhe zgjodhi të vijojë karrierën te sauditët e Al Nassr, ku edhe u prezantua zyrtarisht.

Te klubi saudit, Ospina do të gjejë si trajner francezin Rudy Garcia, i cili u prezantua vetëm pak ditë më parë, ndërsa vlen të theksohet se kolumbiani largohet nga Europa për herë të parë pas 14 vitesh.

Pikërisht në verën e 2008-ës, Ospina zbarkoi te francezët e Nice, ndërsa më 2014-ën u transferua te londinezët e Arsenal, ku qëndroi për 4 sezone dhe mbrojti portën për më shumë se 70 ndeshje.

Në verën e 2018-ës Ospina u transferua te Napoli në Serinë A, fillimisht në huazim, teksa edhe me napolitanët i dha fund pas plot 4 sezonesh, ku në pjesën më të madhe të tyre luajti si titullar.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...