Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani shton lojtarët ofensivë, firmos me sulmuesin serb

Partizani ka zyrtarizuar edhe goditjen e fundit në merkato teksa të kuqtë kanë përforcuar radhët në repartin ofensiv. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin serb, Milan Mirosavljev i cili aventurën e fundit e ka pasur në Letoni me skuadrën e Liepaja.

Me këta të fundit, 26-vjeçari është aktivizuar në 10 ndeshje ndërsa ka realizuar 2 herë. Mirosavljev ka firmosur një kontratë me afat një vit e gjysmë teksa tashmë i shtohet ofensivës e cila përbëhet nga Junior, Cara apo Skuka ndërsa trajneri Dritan Mehmeti ka më shumë zgjedhje në dispozicion.

Njoftimi i Partizanit:

✍️ FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Milan Mirosavljev. Sulmuesi 26 vjeçar është përforcimi i radhës në merkaton e Janarit. Mirosavljev ka firmosur me Partizanin një kontratë për një vit e gjysëm dhe bashkohet me të kuqtë, pas eksperiencës në Letoni me skuadrën e FK Liepaja.

26 vjeçari është aktivizuar në ekipe të ndryshme në Serbi, ndërsa ka eksperienca me Buduçnost në Malin e Zi dhe Irtysh në Kazakistan.

#MirësevjennëfamiljenekuqeMilanMirosavljev

#WelcometotheRedFamilyMilanMirosavljev

#PërjetMeTyPartizan

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...