Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Pedrosa gati për Çmimin e Madh të Amerikës, synon podiumin

Rikuperim rekord për Dani Pedrosën. Piloti i Hondës pësoi një frakturë në kyçin e dorës së djathtë gjatë Çmimit të Madh të Argjentinës, që u zhvillua të dielën e 8 Prillit pas një kontakti me francezin Johan Zarco.

Spanjolli iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e qytetit të Barcelonës nën drejtimin e kirurgut të mirënjohur Xavier Mir. Ky i fundit, që është edhe pjesë e drejtuesve të stafit mjekësor në Moto Gp, është cilësuar nga revista “Forbes” si një nga doktorët më të aftë në Spanjë.

Për fatin e mirë të Pedrosës, gjithçka shkoi në mënyrë të përsosur dhe katalanasi do të zbresë në pistë që në garën e radhës, e cila do të zhvillohet në Teksas këtë të dielë.

28-vjeçari nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të Moto Gp. Në Çmimin e Madh të Katarit nuk shkoi më shumë se vendi i 12-të, ndërsa në Argjentinë nuk e përfundoi garën pikërisht për shkak të aksidentit me Zarcon. Spanjolli, edhe pse do të duhet të “shtrëngojë dhëmbët” pas ndërhyrjes kirurgjikale, do të kërkojë që në garën e Teksasit, në SHBA, të luftojë për kreun dhe të fillojë të grumbullojë pikë të rëndësishme, edhe pse nuk duket një mision i thjeshtë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...