Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përdhunuan në grup studenten 22-vjeçare, futbollisti i Genoas rrezikon deri 14 vite burg

TURIN, ITALY - DECEMBER 05: Salvatore Sirigu of Genoa CFC positions team mate Manolo Portanova to defend a corner during the Serie A match between Juventus and Genoa CFC at Allianz Stadium on December 05, 2021 in Turin, Italy. (Photo by Jonathan Moscrop/Getty Images)

Lojtari i Genoas, Manolo Portanova, mund të ketë një fund pas hekurave. Ai akuzohet, së bashku me tre të rinj të tjerë, për dhunë seksuale në grup. Procesi gjyqësor mund të përfundojë me dënimin e të akuzuarve nga 8 deri 14 vjet heqje lirie.

Dëshmia e studentes 22-vjeçare të përdhunuar mbrëmjen e 21 majit 2021 është shokuese. Seanca paraprake është caktuar për 7 qershorin e ardhshëm. Duke lexuar historinë e vajzës është e pamundur të mos të zënë drithërimat. Gjithçka ndodhi në Siena, në një apartament në pronësi të një shoqeje të Portanovës, ku studentja shkoi në shoqërinë e një shoku, që më pas u largua një djalë, duke e lënë vetëm me lojtarin:

“Në një moment ndjeva prania e njerëzve të tjerë që qeshin në dhomën e gjumit. U ngrita me arsyetimin se po merrja një shishe me ujë dhe ndeza dritën: para meje ishin tre burra të zhveshur”.

Vajza e përshkruan momentin e rëndë si më poshtë: “Unë thashë që nuk doja, por ata nuk u ndalën, isha e rraskapitur, kërkova të largohesha, të telefonoja shoqen time, më thanë që ishte në banjë dhe mund të nuk ndërhynte.”

Pas rreth gjysmë ore, studentja largohet dhe më pas shkon në urgjencë, ku mjekët i bëjnë një ekzaminim të plotë, duke konstatuar goditje në ije, të pasme dhe plagë të thella në pjesët intime.”

Krahas dëmtimit fizik, vajza është rrënuar psikologjikisht. Ajo ka marrë pjesë në vazhdimësi në  seancave me psikiatrin, pasi vuan nga “stresi akut, ankthi, luhatjet e humorit dhe oreksi i reduktuar. Ajo që ndodhi në atë mbrëmje të tmerrshme do të jetojë me mua përgjithmonë. Ditë pas dite, hap pas hapi”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...