Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përforcimi i radhës vjen nga Kavaja, Teuta prezanton mesfushorin brazilian

Klubi i Teutës vijon përgatitjet për sfidën e të enjtes në mbrëmje përballë izraelitëve të Beitar Jeruzalem, përballje kjo e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Europës dhe që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”.

E ndërkohë që trajneri Edi Martini është i përqendruar te puna në fushë, drejtuesit po punojnë për t’i përforcuar organikën dhe sot kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit brazilian Iran Gonçalves Junior.

Ky i fundit në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Besës së Kavajës në Kategorinë e Parë dhe ka luajtur të gjithë takimet, duke shënuar 10 gola dhe asistuar 12 të tjerë, ndërsa që sot është vënë nën urdhrat e trajnerit Martini.

Pas përfundimit të sezonit, Teuta largoi futbollistët që nuk bënin pjesë në planet e trajnerit dhe aktualisht po punon për zëvendësimin e tyre me elementë cilësorë, ndërsa mesfushori 25-vjeçar është afrimi i tretë i kësaj periudhe të merkatos.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...