Erik ten Hag merr vendimin e formës së prerë: Jadon Sancho nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve të Manchester United deri në një njoftim të dytë dhe do të vijojë stërvitjen i diferencuar.
Tekniku holandez shfaqi rezervat e tij ndaj Sanchos në fundin e ndeshjes ndaj Arsenalit, më 3 shtator, sfidë që United e humbi 3-1, ndërkohë që sulmuesi u la jashtë grumbullimit për shkak të performancave të dobëta në stërvitje gjatë asaj jave.
Menjëherë pas deklaratës së Ten Hag në “Emirates Stadium”, Sancho u kundëpërgjigj në rrjetet sociale ndaj holandezit Erik ten Hag me një postim të papërshtatshëm, një reagim që nuk u miratua aspak nga klubi.
Lexoni edhe:
- “Shqipëria në Europian? Nuk është rastësi”, flet shefi i departamentit të skautëve: Ja si zgjidhen lojtarët
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas
Postimi qëndroi për ditë me radhë në profilin Twitter të Sanchos dhe u fshi vetëm këtë javë. Sidoqoftë, ky veprim nuk mjaftoi që Ten Hag të rikthente në skuadër anësorin dhe në pasditen e së enjtes u konfirmua që lojtari do të stërvitet individualisht.
Erik ten Hag po e humbet durimin me Jadon Sanchon, i cili nuk ka shfaqur vazhdimësinë e duhur të paraqitjeve në fushën e lojës. 23-vjeçari u bë pjesë e “Djajve të Kuq” në korrik të 2021 dhe që prej atij momenti ka luajtur 82 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
