Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Polemikat nga Juventusi, presidenti i Salernitanës: Po të duan e luajmë prapë, dhuruam spektakël!

Juventus-Salernitana e përfunduar me shifrat 2-2, dhuroi polemika të shumta këtë fundjavë në futbollin italian duke qenë se bardhezinjve iu anulua goli i fitores në minutën e 94-të si pasojë e një pozicioni jashtë loje të Milik.

Megjithatë, pamjet treguan se arbitri i ndeshjes dhe sistemi VAR gabuan rëndë me torinezët që ngritën zërin kundër padrejtësisë ndërsa nga ana tjetër, nisi të diskutohej me shpejtësi ideja që ndeshja të riluhet. Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe presidenti i Salernitanës, Danilo Iervolini i cili thekson se nëse duan atëherë le ta luajnë sërish ndeshjen ndërsa është i bindur se ekipi i tij dhuroi spektakël në fushë.

“Gabimet e arbitrave në ndeshjen me Juventusin? Nëse ata kanë dëshirë ta riluajnë ndeshjen atëherë për ne nuk ka asnjë problem. Nuk mendoj se episode arbitrale mund të fshijnë performancën e skuadrës, ndoshta ishte një faull për ne në aksionin që Juventusi fitoi penalltinë.

Mund të them se ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe besoj se rezultati ishte i drejtë. Në fillim u trishtova, por më pas një pikë është mirë. VAR është një instrument ende i ri dhe mund të përmirësohet, por ju siguroj se arbitrat nuk kishin asnjë qëllim negativ. Ndaj Juventusit më pëlqeu mentaliteti i skuadrës, nuk luajtëm si provincial. Salernitana është e fortë dhe dhuroi spektakël”, u shpreh Iervolini.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...