Transferimi i Lionel Messit në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Hilal është çështja më e lakuar në ditët e fundit.
I pyetur pikërisht për këtë transferim, presidenti i Al-Hilal, Fahad Bin Saad Bin Nafel ka zbuluar edhe si do e mësojnë tifozët, por jo vetëm edhe mediet, nëse argjentinasi do të bashkohet me ta.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
“Mos më pyet për Messin, nuk do të jap asnjë lajm. Nëse del diçka zyrtare, zyra e shtypit do ta komunikojë”-tha kreu i Al-Hilal, pas fitores 7-6 me penallti kundër Al-Wahda në Kupën e Arabisë Saudite.
Klubi saudit raportohet se i ka ofruar Messit 500 milionë euro në vit për dy sezone plus opsionin vitin e tretë shtesë.
