Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Provokime dhe sharje në distancë, Conte i tregon gishtin e mesit Agnellit, ja si kundëpërgjigjet presidenti i Juves!(Video)

Raportet mes Antonio Contes dhe presidentit të Juventusit Andrea Agnelli prekën fundin në gjysmëfinalen e kthimit të Superkupës së Italisës mes Juventusit dhe Interit që përfundoi në barazim pa gola, rezultat që kualifikoi bardhezinjtë në finalen e madhe. Irritimi i trajnerit të Interit nisi në minutat e para të ndeshjes kur zikaltrit pretenduan për një 11-metërsh pas rrëzimit të Lautaro Martinez brenda zone. Conte u shfaq shumë i revoltuar dhe nga aty nisën edhe ofendimet në distancë mes tij dhe Agnellit që morën përmasa më të mëdha në fundin e pjesës së parë dhe në fundin e gjithë takimit.

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit, iu drejtua me këto fjalë ish-trajnerit të tij: “Conte, respekto arbitrin, duhet ta respektosh atë”. Vetë tekniku i Interit, për mikrofonat e Rai Sport deklaroi në fund të ndeshjes:

“Nuk kam fjalë, thjesht duhet të ketë më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë. Te Juventusi duhet të thonë të vërtetën. Arbitri i katërt dëgjoi gjithçka dhe e pa se çfarë ndodhi gjatë gjithë ndeshjes”.

https://twitter.com/romeoagresti/status/1359281367973003267

Nuk munguan “xixat” në pushimin mes pjesëve mes Contes dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli. Kreu i pankinës së Interit është kapur edhe nga kamerat, teksa ngre gishtin e mesit në fundin e pjesës së parë.

Në mediat italianë raportojnë se Conte e ka pasur pikërisht me numrin një të klubit bardhezi, i cili në fund i është kthyer keq duke i thënë ta futë në b***ë atë. Situata aspak të këndëshme këto që mund të përfundojnë në axhendën e gjykatësit sportiv i cili mund të dënojë si Conten ashtu edhe Agnellin.

https://twitter.com/juvecanal2/status/1359262103165693956

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...