Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

PSG planifikon goditjen e verës për ta bërë sa më pak të dhimbshëm largimin e Mbappesë

E ardhmja e Mbappesë mbetet mister. Klubi i PSG-së, i drejtuar nga Nasser Al-Khelaïfi, i dha një ultimatum të qartë: ose të rinovojë kontratën ose duhet të largohet para nisjes së sezonit të ri.

Para humbjes së mundshme të “yllit” francez, drejtuesit e PSG-së po punojnë për të përforcuar skuadrën e tyre me një lojtar tepër cilësor, për ta bërë më pak të dhimbshme lamtumirën të mundshme të francezit.

PSG po tenton blerjen e Bernardo Silvës. Futbollisti portugez ka deklaruar në disa raste synimin e tij për t’u larguar nga futbolli anglez dhe tani, skuadra franceze duket më e pozicionuara për të marrë shërbimet e tij.

Lexo edhe:

Bernardo Silva konsiderohet te City si një nga lojtarët më të mirë të momentit. Ai është shumë teknik, me aftësi të mëdha për të kombinuar, vizion të mirë të pasimit.

Përveç kësaj, edhe trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique, ka dhënë miratimin për këtë blerje të mundshme.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...