Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Reali është gjithçka për mua, dashuria e tifozëve më e rëndësishme se çdo trofe”

Luka Modric refuzoi miliona nga Arabia Saudite, pasi ndihet për mrekulli te Reali i Madridit, klub ku ka fituar gjithçka dhe ka kaluar vitet më të bukura të karrierës.

Mesfushori kroat, fitues i Topit të Artë në 2018, ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Por, 38-vjeçari nga Zadari dëshiron të vijojë të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit spanjoll, Modric i premton dashuri Reali të Madridit, teksa deklaron:

Lexo edhe:

Reali është gjithçka për mua. Është pjesë e jetës sime, familjes sime dhe mënyrës sime të jetesës. Unë kam lindur në Kroaci, por kam 11 vjet këtu dhe ndihem si në shtëpinë time.

Jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar në klubin më të mirë në historinë e futbollit. Përtej çmimeve dhe titujve, gjëja më e rëndësishme ka qenë dashuria e tifozëve”, shprehet Modric.

Prej vitesh një ndër më të mirët në rolin e tij dhe një nga protagonistët kryesorë në sukseset fantastike të “Los Blancos”.

Gjatë 11 viteve në Madrid, Modric numëron 503 ndeshje, 37 gola dhe 78 asistime me Realin.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...