Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali hedh sytë nga Milani, ofron 20 mln € për mbrojtësin

Real Madrid hedh sytë nga Milani. Objektivi i “Los Blancos” është Malick Thiaw, titullari i prapavijës së skuadrës që kryeson Serie A.

22-vjeçari po performon shumë mirë me kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli, teksa në muajin mars debutoi edhe me kombëtaren e Gjermanisë.

Drejtuesit e Reali e pëlqejnë shumë Thiaw, për të cilin janë gati të ofrojnë 20 mln euro. Propozim që gjithsesi nuk pritet të pranohet nga klubi italian.

Lexo edhe:

Pasi Thiaw është i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Milanit. Gjithsesi, te Reali nuk kanë ndërmend të nxitohen.

Sepse mbrojtësi gjerman është një nga objektivat e sezonit të ardhshëm. Dhe cilësohet si një nga zëvendësuesit perfekt të brazilianit Militao apo austriakut Alaba.

Por arritja e marrëveshjes me drejtuesit e Milanit nuk do të jetë një mision i thjeshtë. Aq më tepër mbi bazën e 20 mln eurove.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...