Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali zyrtarizon një tjetër rinovim, firmos për dy vite mesfushori nga Sevilla

Dani Ceballos do të jetë pjesë e Real Madrid deri në verën e vitit 2027. “Los Blancos” ka njoftuar përmes një përmes një deklarate arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, i cili në katër sezone me Realin numëron 120 ndeshje.

Fillimisht u raportua nga Spanja se 26-vjeçari pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”, megjithatë trajneri Ancelotti kërkon ta ketë në dispozicion Ceballos edhe në sezonin e ri.

Lexo edhe:

Në edicionin e shkuar, mesfushori u aktivizua në 30 ndeshje në La Liga, duke nisur 19 prej tyre nga minuta e parë dhe trajneri italian ia ka bërë të qartë se e ka në planet e tij edhe në vijim, diçka që ka bërë që Ceballos të vijojë të jetë pjesë e Realit.

Ceballos ka fituar 11 tituj me “Los Blancos”, 2 Champions league, 3 Botëror për Klube, 2 Superkupa Europe, 1 titull në Spanjë, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa Spanje.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...