Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Rekordi i McLaren në rrezik, drejtori i RedBull: I fitojmë të gjitha garat në këtë sezon

RedBull dominoi fundjavën edhe në Austri aty ku Max Verstappen përveç garës, fitoi edhe garën e dytë Sprint të sezonit. Rivalët si Ferrari e Mercedes duket se e kanë të pamundur t’i afrohen dhe këtë e vërteton fakti se këtë sezon, RedBull ka fituar në të nënta garat e zhvilluara. Shtatë janë fituar nga Verstappen dhe dy nga Sergio Perez.

Në total janë dhjetë fitoret radhazi të skuderisë austriake nëse marrim në konsideratë edhe garën e fundit në sezonin e kaluar teksa në shënjestër është rekordi i vendosur nga McLaren në vitin e largët 1988.

Në atë periudhë, skuderia britanike ia doli të koleksiononte 11 fitore radhazi të ndara mes Ayrton Sennas dhe Alain Prost. Por, te RedBull duket se kanë ndërmend një tjetër rekord edhe më të komplikuar, atë për të fituar të gjitha garat e sezonit. Drejtori, Christian Horner u shpreh se ideja se mund të “thyejnë” këtë rekord e bën të “çmendet”.

Lexo edhe: 

“E pranoj se i kemi mundësitë për të fituar të gjitha garat në këtë sezon. Por, ne mendojmë garë pas gare, i marrim me radhë ato. A do t’ia dalim? Ndoshta. Në Silverstone pres një tjetër fundjavë fantastike, edhe pse disa pengesa me siguri që do t’i kemi. Nuk fitojmë në Britani prej vitit 2012, atëherë kur e bënte Webber. Për ne do të jetë një garë shumë e rëndësishme dhe që do ta vlerësojmë jashtëzakonisht”, u shpreh Horner.

Kujtojmë se edhe rekordin për garat e fituara brenda një sezoni e mban po McLaren në vitin 1988 që nga 16 gara të mundshme fitoi 15, aq sa i mjaftuan Ayrton Sennas për t’u shpallur kampion. Deri në fundin e Botërorit aktual kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 12 gara në total.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...