Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rekordi negativ i Ronaldos, gjashtë trofe të humbur me Al Nassr

Eliminimi i Al Nassr nga Championsi Aziatik shënoi një rekord negative të Cristiano Ronaldos që kur mbërriti te sauditët vitin e kaluar.

Në total janë gjashtë kompeticione të humbura, teksa më CR7 Al Nassr ka fituar vetëm Kupën e Unionit të Shoqatave Arabe të Futbollit këtë sezon.

Ronaldo madje do të thellojë rekordin negativ nëse Al Nassr nuk shpallet kampion këtë vit. Pra do të bëheshin shtatë trofe të humbur.

Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Arabisë Saudite janë gjithashtu dy trofe të tjerë në lojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Për momentin, skuadra e drejtuar nga Luís Castro është 12 pikë prapa liderit Al Hilal të Jorge Jesus, teksa kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit.

Lexo edhe:

Trofetë që ka humbur Ronaldo me Al Nassr:

Superkupa e Riadit (2023/24)

Superkupa e Arabisë Saudite (2022/23)

Liga Saudite (2022/23)

Kupa e mbretit (2022/23)

Riad Season Cup (2023/24)

Liga e Kampionëve të Azisë (2023/24)

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...