Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rikthimi i Pjanic te Juve më afër!

Goditja e madhe e Juventusit të Massimiliano Allegrit në mesfushë në këtë merkato verore do të jetë rikthimi i Miralem Pjanic. Vështirësitë që po hasin drejtuesit e klubit bardhezi në bisedimet me Sassuolon për të marrë shërbimet e mesfushorit të kombëtares italiane Manuel Locatelli, për të cilin klubi nga Reggio Emilia kërkon vetëm para të thata që e kalojnë shifrën e 40 milionë eurove, kanë bërë që drejtuesit e klubit bardhezi ta hedhin vështrimin nga boshnjaku i Barcelonës, Miralem Pjanic. Sipas El Mundo Deportivos, përjashtimi i Pjanic nga miqësorja që Barcelona zhvilloi në Austri ndaj Salzburg me trajnerin Ronald Koeman që nuk e grumbulloi është një tjetër sinjal tregues se rikthimi i ish-mesfushorit të Romës në Torino është shumë afër. Në ditët e kaluara ka patur kontakte mes agjentit të futbollistit shqiptarit Fali Ramadani dhe drejtuesve të klubit të Juventusit të cilët nëpërmjet telefonit kanë biseduar edhe me homologët e tyre blaugrana për të bërë të mundur kalimin e Pjanic në Serie A pas vetëm një sezoni në La Liga. Marrëveshja mund të mbyllet me sukses të dielën e 8 gushtit kur Barcelona dhe Juventusi do të përballen mes tyre për trofeun Gamper dhe drejtuesit e të dyja klubeve do të kenë mundësi të diskutojnë nga afër dhe të mbyllin me sukses bisedimet për rikthimin e mesfushorit boshnjak në Torino.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...