Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Roma zyrtarizon Dybalan, Mourinho cakton datën e debutimit

Roma ka zyrtarizuar pak minuta më parë Paulo Dybala-n. Sulmuesi u bashkua me “verdhekuqtë” me parametra zero, ndërsa ka firmosur për tre sezone me klubin e tij të ri, ku do të mbajë numrin 21, pasi refuzoi 10-ën e Totti-t.

Ndërkohë është zbuluar edhe data kur do të debutojë sulmuesi argjentinas. Dybala do të zbresë në fushë për të debutuar me Romën në ndeshjen miqësore të së shtunës kundër Nice, 23 korrik, në takimin e katërt dhe të fundit miqësor.

Pasi ndoqi ndeshjen kundër Sporting Lisbonës nga tribuna, Dybala është i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re, pasi deri diku e pa me detaje edhe mënyrën sesi “verdhekuqtë” luajnë.

Nga ana tjetër, argjentinasi ka gati dy muaj që nuk luan një ndeshje zyrtare. Paraqitja e tij e fundit ka qenë më 30 qershor, kur me Argjentinën ai “copëtoi” Italinë në Wembley në finalen e madhe, duke shënuar golin e tretë, në fitoren 3-0.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...