Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Salah fantastik, sa bukur që u rikthye! Lider i këtij Liverpooli”

Liverpooli fitoi 1-4 në fushën e Brentfordit. The Reds vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në Premier League, por gara me Arsenalin dhe Manchester Cityn do të jetë e ashpër deri në fund.

Alexis Mac Allister realizoi golin e dytë në suksesin me “poker” pas një asisti të marrë nga Momo Salah. Egjiptiani u rikthye pas dëmtimit muskulor që e mbajti 25 ditë larg fushave.

Dhe skuadra e Klopp është shumë më e fortë dhe e rrezikshme me të në fushë. Mesfushori argjentinas ndihet i lumtur për rikthimin e Salah, të cilin e konsideron lider dhe futbollist fantastik.

Ishte një fitore e bukur dhe me rëndësi të madhe. Kemi mbërritur në një pikë që të gjithë e dimë sa e vështirë është të marshojmë përpara me fitore.

Lexo edhe:

Unë ndihem me fat. Jam një tip të cilit i pëlqen të mësojë sa më shumë nga futbolli. Ndihem për mrekulli te Liverpooli. Përpiqem të shënoj dhe dhuroj asiste.

Jam realisht shumë i lumtur për golin, por rëndësi kryesore ka fakti që skuadra siguroi tri pikët dhe vazhdon të jetë në krye të renditjes.

Salah? Fantastik. Jam shumë i lumtur për të. Ishte disi i trishtuar për faktin që nuk ka luajtur me ne kohët e fundit. Por u rikthye, dhuroi asist dhe shënoi gol.

Momo është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për në, ai është një lider i madh i Liverpoolit”, u shpreh Mac Allister, kampion bote me Argjentinën në Katar 2022.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...