Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Salah shpallet afrikani i vitit nga BBC

6 muaj te Roma dhe 6 muaj të tjerë te Liverpooli. 2017-ta e e Mohamed Salah ishte e ndarë në dy pjesë por egjiptiani i cili po shkëlqen aktualisht me Liverpoolin, është kryegolashënues në Premier League me 13 finalizime dhe konsiderohet si blerja më e mirë e verës, në aspektin personal ka dhuruar paraqitje vërtetë mbreslënëse gjatë këtij viti kalendarik. Për këtë arsye Salah është zgjedhur nga rrjeti televiziv BBC, si lojtari afrikan më i mirë për Vitin 2017. Sulmuesi i Liverpoolit ka mposhtur në këtë garë shokun e skuadrës Sadio Mane por edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Aubameyang, Moses dhe Keita.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...