Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Seferi në radarët e klubit gjerman, pritet oferta në fund të sezonit

Seferi në radarët e klubit gjerman
Seferi në radarët e klubit gjerman

Seferi në radarët e klubit gjerman të Paderborn. Sulmuesi 26-vjeçar i Kombëtares Shqiptare po bën mjaft mirë me fanellën e Vorskla Poltavës në Ukrainë, ku ka shënuar 9 gola në 20 ndeshje.

Kjo paraqitje nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubi që militon në ligën e dytë gjermane, që duket se është gati të hidhet në kërkim të sulmuesit kuqezi.

Paderborn i ka besuar udhëheqjen e sulmit 23-vjeçarit Marvin Pieringer, i cili po bën shumë mirë, por në fund të sezonit do të kthehet te Schalke 04, klub që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.

Lexo edhe: 

Në këto kushte, skuadra do të duhet të gjejë një sulmues për sezonin e ri dhe Seferi duket opsioni i duhur, pasi ka fituar eksperiencë mjaftueshëm dhe është gati për një tjetër hap të madh në karrierë.

Sulmuesi shqiptar ka kontratë deri në verën e 2025-ës me Vorskla Poltavën, por mund të largohet si lojtar i lirë, nëse FIFA do të mbajë në fuqi rregulloren provizore në kushtet e luftës në Ukrainë.

Paerborn është një klub jo pak i njohur në Shqipëri, pasi më herët fanellën e kësaj skuadre e kanë veshur futbollistë të tjerë të kombëtares, si Alban Meha e Klaus Gjasula.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...