Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Sezoni i fundit me PSG-në? Verratti “përçan” drejtuesit

Marco Verratti është një nga lojtarët më të rëndësishëm te PSG, por gjatë këtij sezoni nuk është shfaqur në nivelin e duhur. Mesfushori italian është pjesë e kampionëve të Francës prej vitit 2012.

Kritikat ndaj tij nuk kanë munguar dhe 30-vjeçari po mendon të nisë një aventurë të re në karrierë. Verratti ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit francez janë të ndarë sa i përket situatës së lojtarit. Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka një lidhje dhe vlerësim të madh për Verrattin.

Lexo edhe: 

Kreu i PSG-së është kundër shitjes së mesfushorit dhe shpreson ta shohë edhe për shumë vite në “Parc des Princes”.

Ndryshe mendon Luis Campos. Drejtori sportiv nuk e cilëson të pazëvendësueshëm dhe është gati të marrë në konsideratë ofertat që do të vijnë për të.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...